Masakër në Francë, një person vret 5 anëtarë të familjes
Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë. Mediet raportojnë se një person u vra nga policia pasi kishte marrë peng dhe më pas ekzekutuar me armë 5 anëtarë të familjes.
Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.
Mediet franceze raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës por, kot. Gjatë ditës së sotme ai nisi të qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarët e familjes së tij, mes të cilëve babanë, dy motra dhe vëllanë.
Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk dha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi. /A2CNN