Masakër në qendrën tregtare, mbi 20 viktima në Teksas

03 gusht 2019 | 23:56

Disa persona janë vrarë pas të shtënave në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit (SHBA).

Sipas “CNN”, raportimet e para për të shtëna u dhanë në orën 11:00 me orën lokale (19:00 me orën shqiptare).

Policia ka njoftuar banorët e zonës që të qëndrojnë larg qendrës tregtare Cielo Vista, që ndodhet disa kilometra larg kufirit të SHBA-së me Meksikën.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se ka disa viktima, por nuk dha numrin e personave që kanë vdekur si pasojë e të shtënave. Gjithsesi, mendohet se mund të jenë mbi 20 viktima.

Ndërkohë, 22 të tjerë janë plagosur.

Deri tani janë arrestuar 3 persona si të dyshuar për masakrën./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër do…