Masakër në Shqipëri, dyshohet për disa të vrarë
21 korrik 2024
| 07:43
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj pak para mesnatës së kësaj të diele.
Dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë, në rrethana ende të paqarta.
Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën e krimit.
Në detajet e para thuhet se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela.
Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që tronditi Memaliajn.