Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret tetë anëtarë të fisit të tij
“Top Channel” mëson emrat e viktimave të krimit të 24-vjeçarit.
Ata janë Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka, Ferie Zyka, Besim Zyka, Vasilika Zyka, Sara Zyka dhe Ledjon Zyka.
Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se autori ka vrarë vëllanë e gjyshit të tij Demir Zykën, bashkëshorten e tij, 2 djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait) si edhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).
Mësohet se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat.
Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge.
Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.
Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.
Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.