MASAKRA E DUBRAVËS-KRIM GJENOCIDI! (19-24 maj 1999, Dubravë-Istog)

19 maj 2023 | 09:34

Besim ZYMBERI

Vendi: Burgu-Kampi I Përqendrimit në Dubravë-Istog;

Administrimi formal i kampit: Shteti Serb-mekanizmat shtetërorë ushtarakë, policorë dhe të SDB-së (Sluzba Drzavne bezbednosti;
Përgjegjësit e projektit gjenocidar: Shteti Serb (jugosllav), Slobodan Milosevic, kryetar i Jugosllavisë-Serbisë; Milan Milutinoviç, kryetar i Serbisë; Nikola Shainoviç, përgjegjës me delegim detyre për administrimin e situatës në gjendje lufte; Dragoljub Jankoviç, ministër i atëhershëm i Drejtësisë në Qeverinë Serbe; Aleksandar Rakoçeviq, drejtor i Kampit të Përqendrimit të Dubravës dhe shumë të tjerë…

Data e fillimit të krimit gjenocidar: 19 maj 1999;
Data e përfundimit të krimit të gjenocidit: 24 maj 1999;

Numri i të vrarëvë: rreth 120 të konfirmuar, dyshohet për më shumë;

Numri i të plagosurve: rreth 400 me plagë më të rënda;

Kushtet: mizore, pa ushqim të mjaftueshëm, pa trajtim medicinal, pa kontakte me familjarë, pa asnjë informacion për ndodhitë jashtë kampit;
Trajtimi: terror i përditshëm fizik e mental: rrahje e përditshme deri në alivanosje e vdekje, mungesë ushqimi, mungesë kushtesh për jetë, mungesë trajtimi mjekësor;

Statusi etnik i ushtarëve, policëve, gardianëve e civilëve që ekzekutuan krimin e gjenocidit në Dubravë: të gjithë serbë;

Statusi etnik i viktimave të të krimit gjenocidar në Dubravë: pengje politike- të gjithë shqiptarë;
Natyra e krimit: Akt Gjenocidi në qëllim dhe në mënyrë ekzekutimi; projekt shfarosës i planifikuar nga Shteti Serb (jugosllav);

Statusi i ndjekjes së krimit gjeoncidar në Dubravë, deri më sot: disa kallëzimë penale të ushtruara: nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, nga KMDLNJ e Shoqata e të Burgosurve Politikë në Kosovë, disa kallëzime penale nga individë e grupe njerëzish-të mbijetuar të Masakrës së Dubravës, në Kosovë, inicim i hetimeve nga EULEKS në Kosovë (2006);

Nuk është bërë as dhe një hap tutje për ndriçimin e masakrës e as për ndëshkimin e Shtetit Serb dhe zyrtarëve të tij, në cilësinë e ekzekutorëve të saj, ndonëse janë publikuar edhe detaje me emra, të pjesëmarrësve dhe autorizuesve të këtij krimi të gjenocidit;

Në vitin 2006, Tribunali i Hagës, në procesin kundër ish kryetarit të Serbisë, Milan Milutinoviç e të tjerë, hoqi më qëllim nga gjykimi, dosjen akuzuese të Masakrës së Dubravës, me qëllimin banal politik, të arsyetuar atëbotë nga trupi gjykues me, gjoja- thjeshtim të procesit!?…

E ripërsëris: Burgu i Dubravës, duhet të shpallet edhe ligjërisht si-Kamp i Instaluar i Përqendrimit, për periudhën e luftës e posaçërisht, për periudhën, 24 mars 1999-24 maj 1999.

Kampe të instaluara ose provizore, përqendrimi, duhet të shpallen edhe hapësirat e burgjeve tjeta në Kosovë, si dhe hapësirat-objektet tjera civile, të cilat, nga ushtria serbe, gjatë luftës janë përdorur për arrestimin torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veç një kryetar i ri i zgjedhur në katër komunat…