Masakra e Dubravës përkujtohet brenda hapësirave të burgut
22 maj 2019
| 08:13
Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999, sot nga ora 12:00, në hapësirën e këtij burgu mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 20-vjetorit të kësaj masakre.
Tubimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në bashkërendim me Këshillin Organizativ të formuar nga ana e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Para 20 vjetësh në këtë burg ishin vrarë e masakruar mbi 150 të burgosur shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe, ndërsa mbi 300 të burgosur ishin plagosur.