MASAKRA E LLASHTICËS

21 korrik 2024 | 09:27

Sot është përvjetori 25-të, nga njoftimi për varrimin e 13 viktimave nga 24, sa diheshin që ishin masakruar në fshatin Llashticë në Komunë të Gjilanit!

Këto njoftime ishin të rënda e ishin të dhimbshme për t’u shkruar!

Gjithashtu ishin të rënda edhe për t’u lexuar nga unë në Radio Televizionin Shqiptar e në Radio “Kosova e Lirë”, por detyra që kisha dhe funksioni që ushtroja, sikur ishte ai i Shefit për Informim dhe Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, që në atë periudhë ishte i vetmi pushtet shqiptar i dalur nga lufta, bashkë me forcat e NATO-s, prandaj edhe duhej të njoftohej populli në Kosovë, gjithashtu duhej të njoftohej edhe opinioni botëror, për varrimin e pjestarëve të popullit shqiptar, që ishin të masakruar nga kriminelët dhe gjakpirësit e Serbisë pushtuese!

Informatat e Shërbimit për Informim të ZOK të UÇK-së, të lexuara në Radio Televisionin Shqiptar -TVSH, janë dokumente dhe fakte historike, të cilat përbëjnë dëshmi të së kaluarës tonë të dhimbshme, por të lavdishme dhe krenare të luftës dhe qëndresës heroike të popullit tonë!

21 Korrik 1999-21 Korrik 2024🇦🇱🇽🇰🙏

Ismet Sylejmani,
Ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Gjilan, 21 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islamizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Sanxhakut…