Masakra e Reçakut, “Jehona e Malësisë”: Ishte një nga aktet më tronditëse kundër njerëzimit
Organizata “Jehona e Malësisë” ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Reçakut.
“Sot, me nderim e përkulje kujtojmë viktimat e Masakrës së Reçakut. Më 15 janar 1999 ndodhi një nga aktet më tronditëse kundër njerëzimit, një gjenocid brutal, ku forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit vranë barbarisht 45 civilë të pafajshëm shqiptarë”, është thënë në njoftimin e kësaj organizate.
“Jehona e Malësisë” fotot e atij akti gjenocidal pikëlluan të gjithë. “Edhe sot me pikëllim kujtojmë dhimbjen dhe mjerimin që kaloi populli ynë nëpër kthetrat vrastare të Serbisë. Kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të trimave të Kosovës që morën hakun. I jemi mirënjohës diplomatit amerikan William Walker, i cili me veprimet e tij i prezantoi botës se çfarë krimesh kundër njerëzimit po ndodhnin në Kosovë. Rezultat i kësaj ishte bombardimi i Serbisë nga forcat e NATO-s dhe më pas çlirimi i Kosovës. Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Reçak. Lavdi të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Lavdi të rënëve për liri!”, është theksuar në njoftimin e kësaj organizate.