Masakra e Reçakut, Ragip Xhaka: Një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë, lavdi të rënëve
Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Ragip Xhaka, në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kujtuar dhe nderuar ‘‘45 jetët e pafajshme të humbura’’, duke shtuar se ky është një momentet më të dhimbshme të historisë sonë.
Ai ka thënë edhe se Reçaku është një thirrje për të punuar pa ndaluar për një Kosovë të drejtë dhe të lirë
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë dhe nderojmë 45 jetët e pafajshme të humbura në Reçak, një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë. Kjo tragjedi tronditi ndërgjegjen e botës dhe u bë thirrja më e fuqishme për liri dhe drejtësi për Kosovën.
Reçaku nuk është vetëm një kujtesë e vuajtjeve tona, por edhe një thirrje për të punuar pa u ndalur për një Kosovë të drejtë dhe të lirë. Nder dhe mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan dhe luftuan për të vërtetën, nga aktivistët vendas deri te miqtë tanë ndërkombëtarë.
Kujtimi për Reçakun na bën më të fortë dhe më të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme të denjë për të gjithë ne.
Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për sakrificën e tyre!