Masakra e Rezallës, Limaj: Qeveria s’duhet lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e krimeve

05 prill 2020 | 13:51

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar të dielën 98 martirët e masakrës së Rezallës.

Me këtë rast, Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve.

“Sot 21 vite më parë, në Rezallë, forcat ushtarake e policore serbe kryen një nga masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare. Në 21-vjetorin e kësaj masakre, kujtojmë 98 martirët, të cilët u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë. Edhe pas kaq vitesh, kryerësit e këtyre krimeve makabre ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë. Qeveria e Kosovës nuk duhet lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve dhe ta marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që…