Masakra në Izbicë tregoi fytyrën e Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra në Izbicë tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë, e cila nuk kurseu as gra, as fëmijë, as pleq e as Dafinën gjashtëmuajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi.
Teksti përkujtimor i tij:
Masakra në Izbicë tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë. Ajo nuk kurseu as gra, as fëmijë, as pleq e as Dafinën gjashtëmuajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi.
Sot në kujtim të martirizimit të 147 shqiptarëve të pafajshëm, 21 vjet më parë, edhe një herë bëjmë thirrje për drejtësi. Është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaq shumë dhembje të mos dënohen.
Kosova ka dhënë mjaft gjatë okupimit serb. Spastrim etnik në gjysmën e territorit të saj, qindra mijëra të vrarë, e për shkatërrime, as që numërohen.
Lavdi të rënëve për liri!