Masakra së Reçakut, ShBA-ja: Nxiti botën të veprojë – nderojmë viktimat, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi
15 janar 2025
| 12:57
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se ShBA-të qëndrojnë me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të kësaj masakre.
Në reagimin e ambasadës është se derisa nderohen viktimat, ShBA-ja ripërtërijnë angazhimin për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.
“Sot, ShBA-ja qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin. #KurrëHarro”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.