![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/Vjosa-Kurti-Hovenier.jpg)
Masat amerikane ndaj qeverisë Kurti, Hovenier: S’ka vullnet për takime ShBA-Kosovë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me Qeverinë e Albin Kurtit, për shkak të zhvillimeve në veri.
Përveç se ka përmendur pasoja për Kosovën dhe për raportet e saj me SHBA-në, Hovenier ka treguar se nuk ka gatishmëri të zyrtarëve të lartë amerikanë për t’u takuar me zyrtarët e lartë të Kosovës.
“Do të befasoheshim sikur në rrethanat e tanishme do të kishte gatishmëri për takime të zyrtarëve të lartë, edhe nga SHBA-ja në Kosovë, edhe anasjelltas”, ka thënë Hovenier.
Ky qëndrim i ShBA-së, siç ka thënë ambasadori amerikan, vjen pasi Qeveria e Kosovës vendosi që njëanshëm dhe pa koordinim me ShBA-në të fusë kryetarët e rinj shqiptarë në tri komunat me shumicë serbe, përkundër rezistencës së turmave të banorëve lokalë.
Poashtu, Hovenier ka thënë se ShBA-ja ia ka bërë Kurtit dy kërkesa, por ai nuk u është përgjigjur.