Masat anti-Covid: Hyrja në qendra tregtare lejohet me dëshmi vaksinimi, ose test antigjen
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid, sipas të cilit, hyrja qendrat tregtare dhe qendra të thirrjeve, kushtëzohet me posedimin e kartelës së vaksinimit apo testin antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.
Sipas vendimit të Qeverisë, klientët dhe stafi në qendrat tregtare dhe qendra të thirrjeve duhet të posedojnë si dëshmi kartelën e vaksinimit apo testin antigjen jo më të vjetër se 48 orë, që të iu lejohet hyrja në objekt.
Në vendim thuhet se operatorët që për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë apo pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë, sipas rregullit -1 person për 8m2. Gjithashtu, operatorët janë të obliguar që të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, sipas vendimit të Qeverisë, qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve janë të obliguar që të caktojnë një ose më shumë persona përgjegjës për kontrollimin e klientëve dhe të stafit.