Masat anti-Covid: Komuna e Podujevës në zonën e kuqe, rikthehet kufizimi i lëvizjes
17 janar 2021
| 16:39
Qeveria e Kosovës javë që lamë pas ka miratuar masat e reja kundër Covid-19 dhe ka bërë rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të infektuarve.
Për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, Komuna e Podujevës sërish është kthyer në zonën e kuqe, që nënkupton kufizim të lëvizjes nga ora 21:30 deri në orën 5:00. Ndërsa, gastronomia mund të punojë deri në orën 21:00.
“Apelojmë te qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.