Masat anti-Covid, lokalet pritet të mbyllen në orën 22:00

20 janar 2022 | 13:33

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokaleve në orën 22:00.

“Do të ketë ndryshim të masave. Do të jenë në balancim me mbajtjen e shkollave hapur, ekonomisë hapur. Secili duhet të vaksinohet, kemi vaksina mjaftueshëm, është më rëndësi që të gjithë të vaksinohemi. Është shumë e mundshme që lokalet të mbyllen në orën 22:00. Ne sot do t’i dërgojmë në qeveri propozimet”, ka treguar ministri Latifi.

Për situatën me Covid-19 ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ditët e fundit disa shkolla në vend kanë kaluar në skenarin C të mësimit, atë online.

Ajo tha se janë të interesuar që shkollat të mbahen të hapura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Veton Çoçaj Pesëdhjetë e gjashtë mijë (56,000) qytetarë nga…