Masat e BE-së ndaj Kosovës, LDK-ja paralajmëron bojkotimin e punës së Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo parti do t’i bojkotojë mbledhjet e Kryesisë pas masave të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr masat ndaj Kosovës.
“LDK-ja nuk ka marr pjesë në mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
“Andaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”.
“Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë”, ka thënë Gashi pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë. /EO