Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj, ka thënë se masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën.
“Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit”, ka shkruar Kadaj në llogarinë e saj në “Facebook”.
Sipas saj, presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi kryeministrin Hoti. “Fillim i keq!”, ka shkruar deputetja Kadaj.
(M.Q / Epoka e re)