Masat e reja anti-Covid po votohen online nga qeveria
22 dhjetor 2020
| 16:39
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se masat e reja që do të ndërmerren për fundvit janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga kabineti qeveritar.
Hoti këtë lajm e ka bërë me dije në një konferencë për medie.
Deri më tani dihet se kategorizimi i komunave do të mbetet në fuqi, por koha e lëvizjes për qytetarë zyrtarisht do të merret vesh pas votimit të tyre.