Masat e reja kundër Covid-19 hyjnë në fuqi prej nesër
05 korrik 2020
| 21:03
Masat e reja që vendosi Qeveria e Kosovës sot, hyjnë në fuqi nesër (e hënë).
Kjo është konfirmuar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Duke mos u sqaruar më tepër, Hoti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se këto masa hyjnë në fuqi nga e hëna.
“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.