Masat e reja kundër Covidit, kështu duhet të bëhet organizimi i ahengjeve

13 gusht 2021 | 07:40

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe aprovuar dje masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.

Qeveria ka njoftuar se masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga Covid-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e Covid-19 dhe për të zvogëluar vdekjet, shkruan “Epoka e re”.

Sipas vendimit për masat e reja kundër Covidit, mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në orën 01:00.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në vendimin e qeverisë.

“Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje”, thuhet në vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në drejtim të…