Masat e reja: Nga e hëna kushdo që hy në Kosovë s’do të karantinohet
06 qershor 2020
| 19:02
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media, ka komunikuar masat e reja ndaj COVID-19.
Ai ka deklaruar se do të hiçet kufizimi i lëvizjes në tërë Kosovën.
“Nga e hëna kushdo që hy në Kosovë nuk do të karantinohet, ata vetëm do kontrollohen nëpër kufij apo në qendra tjera. Si dhe do të hiçet kufizimi i lëvizjes, ku lejohej lëvizja nga ora 05:00 deri në 21:00”, u shpreh Zemaj.