Masat e sforcuara vazhdojnë tek bizneset të cilat kanë obligime ndaj ATK-së

21 nëntor 2022 | 21:31

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, me datë 18 nëntor 2022 ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë mbi 2 milion euro.

Kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në këto lokacione Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Dragash, në kuadër të këtij aksioni  janë mbylle biznese për mos pages tatimit, janë konfiskuar prona të  paluajtshme  dhe luajtshme.

Vlen të theksohet së ATK-ë për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri me datë 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete tek 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34,5 milion euro.

Përderisa inkasim  me paradhënie është 12,7 milion euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve në pamundësi të pagesës së plotë janë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste.

Trajtimi i borxheve do të vazhdoj tek çdo tatimpagues i cili nuk i përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, ka thënë në hënën në Prishtinë…