Masat kundër Covidit ‘mbyllën’ kufirin, ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës

31 gusht 2021 | 15:47

Masat e reja kundër Covid-19 në kufi kanë bërë që të ulët dukshëm numri i atyre që duan ta kalojnë kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Qytetarët që kanë kaluar kufirin paraditen e së martës, tregojnë se me cilat dokumente dëshmuan se janë të sigurt nga virusi.  Në mesin e tyre kishte edhe nga ata që ishin kthyer mbrapsht një ditë më parë, raporton “TCh”.

Megjithëkëtë, një pjesë e qytetarëve  janë pajtuar plotësisht me masat e reja, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë ruhet shëndeti publik.

Masat e njëjta do të vlejnë edhe për kosovarët që duan të shkojnë në Shqipëri, por nga 6 shtatori.

Pjesa më e madhe e tyre veçse ishin pajisur me dokumentet e nevojshme. Situatë e njëjtë nuk ishte edhe mbrëmjen e së hënës, ku kolona për të hyrë në Kosovë kishte kaluar mbi një kilometër dhe pritjet ishin deri në një orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trejsi Sejdini njihet si ndër femrat më joshëse në showbizin…