![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/kom-arsim.jpg)
Masat kundër pandemisë e kufizojnë numrin e gazetarëve në raportimin e Nagavcit
Kryetari i për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Ardian Gola me arsyetimin për respektim të masave anti-Covid nuk ka lejuar mediat që të përcjellin mbledhjen e këtij Komisioni.
Derisa pritej raportimi i ministres së MAShTI, Arbërie Nagavci, në këtë komision, kryetari Gola, ka detyruar mediat ta lirojnë sallën për shkak të masave anti-Covid.
Gola, fillimisht tentoi t’i selektonte mediet për ta përcjellë këtë komision, e më pastaj ka kërkuar që të qëndrojnë vetëm kameramanët.
“Me keqardhje duhet të them se katër vendet e mbetura duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale për përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile. Të gjejmë një zgjidhje kolegiale. Mirë do të ishte që të merreni vesh dhe lajmin ta distribuoni te njëra-tjetra. Unë s’kam autoritet që të bëj selektim të mediave”, ka thënë Gola.
Kjo gjë nuk është pranuar nga gazetarët, të cilët kanë kërkuan të qëndrojnë të gjithë ose të largohen. E kjo e fundit, iu shkoi për shtati gjithë anëtarëve të këtij komisioni.