Masat ndaj Kosovës, Franca në favor veç të ‘heqjes së pjesshme’

24 nëntor 2024 | 13:52

Masat e vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit të kaluar nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi derisa ende s’ka pajtim të përgjithshëm për heqjen e tyre, ka bërë me dije sërish ambasadori francez në Prishtinë, Oliver Guerrot.

Franca, ka thënë ai, ka qenë në favor të “heqjes së pjesshme” të tyre ndërsa i ka lidhur ato edhe me mbajtjen sa më hershme të zgjedhjeve lokale në veri të vendit ku vazhdon të ketë kryetarë legalë ndonëse me legjitimitet të pakët.

“Për hir që t’ua kujtoj të gjithëve, ne kishim një tërheqje masive nga ana e serbëve të Kosovës nga institucionet, përfshirë edhe komunat. Ne mendojmë se këto dorëheqje kanë qenë shumë të rëndësishme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe për komunitetin serbë në Kosovë. Kishim zgjedhjet të cilat janë bojkotuar, dhe bojkoti po ashtu fatkeqësisht ka qenë fatkeq sepse ka çuar në vazhdimësi të bllokadës, megjithatë, me nismën e Qeverisë së Kosovës të cilën neve e kemi konsideruar fatkeqe dhe jo të mirëseardhur, në maj të vitit 2023 që po ashtu ka çuar në dhunë në Zveçan, me 90 ushtarakë të KFOR-it të cilët ishin lënduar bashkë me gazetarë të Kosovë”.

“Masat ishin vendosur si përgjigje ndaj këtij veprimi të qeverisë, të cilën të gjithë ne, BE-ja ndjenim se ishte veprim fatkeq”.

“17 muaj më vonë disa çështje ose janë përmirësuar, ose kanë ndryshuar. Sepse është bojkotuar edhe referendumi për heqjen e kryetarëve të komunave, kjo nuk ka ndryshuar situatën por mendojmë që sa më parë të kemi zgjedhje të reja komunale, sa më shpejt aq më mirë”, shtoi ai.

“Kemi diskutuar gjatë verës se nëse këto masa mund të hiqeshin, ishin disa veprime të pakoordinuara, të cilat patën efekt negativ në diskutimet tash. Franca është në favor të heqjen e pjesshme të masave, këtë e ndajnë disa, jo të gjithë hezitojnë, por nuk mund të parashoh nëse diskutimet mund të sjellin rezultat deri në fund të vitit”, ka thënë Guerot në “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, beson se presidentja e…