Masat sociale të Macronit do t’i kushtojnë 10 miliardë euro buxhetit të Francës

11 dhjetor 2018 | 11:35

Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit, ka thënë një zyrtar i lartë francez.

“Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro”, ka deklaruar Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, në BFM TV. “Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë”, është shprehur ai.

Macron ka njoftuar të hënën për rritje të pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët dhe koncesione të mëtejshme që synonin t`i ndalin protestat  shpesh të dhunshme që e sfiduan autoritetin e tij.

Franca është përballur në javët e fundit me protesta  tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqësi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit. /tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të takojë me 11…