Masazh me gjarpër (Foto)
Nëse ndiheni të tendosur, nuk ka masazh më kualitative e cila mund të relaksojë brenda vetëm pak minutave.
Tashmë keni dëgjuar për lloje të ndryshme të masazhit, por ne kemi zbuluar atë me gjarpër. Ky lloj masazhi është shumë i popullarizuar në disa pjesë të botës dhe ai zhvillohet në atë mënyrë duke shtrirë disa gjarpërinj në shpinën tuaj.
Ata do të bëjnë masazh të cilin duart e njerëzve nuk mund ta kryejnë, duke larguar gjithë tendosjen, përveç nëse nuk keni frikë. Gjatë masazhit nuk guxoni të bërtitni, pasi gjarpërinjtë do të mendojnë se ju jeni gjahu i tyre.
Zakonisht për masazh me gjarpinj përdoret pitoni, pasi që ai nuk është helmues, por që ka një rrezik tjetër prej tij, pasi ai viktimat zakonisht i ngulfat dhe i ha të tërët.
Masazhe të tilla zakonisht ofrohen më së shumti në Izrael, Rusi, Tajlandë, Indonezi, Brazil dhe Filipine. Në Indonezi për 90 minuta masazh të tillë kushton rreth 43 dollarë, ndërsa në Izrael rreth 30 funte.
Ndryshe, Sarah Zaad, e njohur si mbretëresha e gjarpërinjve, pretendon se masazhi i gjarpinjve të saj shërojnë depresionin nga fëmijëria dhe thotë se ka 100 për qind sukses.