MASH-i përfiton 35 laptopë donacion nga KFOR-i italian

15 tetor 2020 | 12:22

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, 35 kompjuterë laptopë, si një kontribut në zhvillimin e mësimit në distancë për shkollat në Kosovë.

Ministri Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka deklaruar se ky donacion do t’i ndihmojë nxënësit në mësimin online.

Kurse, komandanti i KFOR-it, Michele Risi ka deklaruar se ndihen krenar për këtë ndihmë.

Ai ka thënë se falë donacionit të financuar nga arsimtarët italianë të Mbrojtjes, do të jenë në gjendje nxënësit ti regjistrojnë video-mësime dhe të ofrojnë mësim online, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e Covid-19.

Projekti u zbatua nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i Ushtrisë Italiane së bashku me pjesëtarët e Artilerisë së Regjimentit të 5-të të komanduar nga koloneli Gianluca Figus, të vendosur në Pejë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Evropën. Sot u…