MASh: Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit

26 gusht 2020 | 14:53

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për shkak të pandemisë Covid-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces

Përmes një njoftimi për medie, nga MASH, ditën e testimit ndalohet hyrja në qendra të testimit të gjithë atyre që s’janë pjesë e këtij procesi.

“Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, ka njoftuar MASH.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LSDM-së, kryeministri në ardhje në Republikën e Maqedonisë,…