MAShT-i dhe Ambasada turke me marrëveshje për bursa studimi në Turqi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, kanë nënshkruar protokollin zbatues të memorandum bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë.
“Sot, bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kivlicim Kiliç, kam nënshkruar protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit (MB) në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë. Falënderova ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, njëherësh theksova se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi.
/Epoka e re/