MAShT-i angazhon ekspertë ndërkombëtarë për arsimin e lartë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim Cassie L. Barnhardt, e angazhuar përmes programit “U.S. Fulbright Scholar”, për të mbështetur MAShT-in në zhvillimin e politikave të arsimit të lartë.
Me këtë rast, ministri Bytyqi duke i uruar mirëseardhje në MAShT Barnhardt, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim gjatë kohës sa do të qëndrojë në Kosovë.
Bytyqi e ka njoftuar atë për zhvillimet aktuale në arsimin e lartë dhe angazhimin e MAShT-it për të identifikuar problemet në këtë nivel të arsimit, si dhe qëllimin që përmes dokumentit të ri strategjik të përmirësohet gjendja dhe të zhvillohet arsimi i lartë.
Cassie L. Barnhardt gjatë periudhës tremujore do të jetë pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë.
/Epoka e re/