MASHT-i apelon për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare

28 janar 2022 | 13:40

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Edona Maloku – Bërdyna, ka njoftuar se mbi 1400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me Covid-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna, ka apeluar për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me Covid-19 janë 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me Covid-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A shtatë shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe konsulenti i menaxhimit i lindur në Serbi, hebreu…