MAShT-i dhe ambasada e Kroacisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në largim, Shyqiri Bytyqi, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes të dyja vendeve, në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.
“Bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanovic, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë. Falënderova ambasadoren e Kroacisë për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, njëherësh u shpreha se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje në të ardhmen”, ka thënë Bytyqi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Sipas tij, kjo marrëveshje vjen si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, me konkretizimin e së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve. “Është me rëndësi që kjo marrëveshje përfshinë jo vetëm arsimin e lartë, por edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit të mesëm”, ka thënë Bytyqi.
/Epoka e re/