MASHT-i hap aplikimin, ndanë 1 milion euro për bursa për studentë në universitetet publike

20 tetor 2022 | 10:26

Studentët e universiteteve publike mund të aplikojnë për bursa.

Kështu njoftoi ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se vlera e përgjithshme e bursave që do të jepen është 1 milion euro.

“Për studentët tanë, më shumë përkrahje, edhe më shumë mundësi. 1 milion euro do të ndahen për studentët tanë elitarë të Universiteteve publike, në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023”, tha Nagavci.

E para e MASHTI-t theksoi se arsimi është prioritet i qeverisë, sikurse që shtoi se “përkrahja për studentët tanë do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim”.

Aplikimi mund të bëhet deri më datën 2 nëntor në formën elektronike në linkun e bashkangjitur më poshtë:

https://bit.ly/3MJOK7U

Gjithashtu detajet e konkursit mund t’i gjeni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raportit në Bloomberg, tregon se si një numër në…