MAShT-i me përgatitje intensive për testin ndërkombëtar TIMSS
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për Vlerësime Ndërkombëtar, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe Koordinatorëve të shkollave të përzgjedhura për vlerësimin TIMSS, ku u bisedua për përgatitjet rreth mbarëvajtjes së këtij testi (hulumtimi) vlerësues.
Ministri Bytyqi me këtë rast vlerësoi lartë rëndësinë e testit TIMSS, i cili mbështet nga partnerët tanë, si një instrument i jashtëm vlerësues, nga rezultatet e të cilit do të kemi një pasqyrë reale të gjendjes momentale në sistemin e arsimit në Kosovë.
Ministri Bytyqi, kërkoi nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të angazhohen maksimalisht, të informojnë nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur dhe të japin maksimumin.
Në këtë kontekst, ministri Bytyqi kërkoi nga Komisioni për Vlerësim dhe të tjerët që të zhvillohen sa më shumë vizita në terren me qëllim vetëdijesimit për rëndësinë e këtij testi vlerësues ndërkombëtar dhe shtoi se praktika e fundit me testin PISA tregoi se një qasje e tillë padyshim jep rezultate të mira.
Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA( Internacional Association for dhe Evaluation of Edukational) për vlerësimin e të arriturave në arsim.
Ndryshe, MAShT-i, përkatësisht Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardeve dhe Monitorim ka hartuar planin dinamik të organizimit, në harmoni me kërkesat e parashtruara.
Janë përzgjedhur 148 shkolla prej të cilave tri shkolla janë më nxënës me nevoja të veçanta.
Testi ndërkombëtar TIMSS përfshinë nxënësit e klasave të katërta dhe teta me gjithsej rreth 5000 nxënës dhe fillon nga data 22 prill-10 maj 2019.
Ky proces vlerësues mbështet nga Bashkimi Evropian ,Banka Botërore (projekti KESIP) dhe partner tjerë të MAShT.
/Epoka e re/