MAShT-i kërkon ndërprerjen e mësimit për nxënësit me grip

11 shkurt 2018 | 15:59

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka udhëzuar institucionet edukativo-arsimore që të përcjellin gjendjen e nxënësve me shenja të gripit.

Sipas këtij udhëzimi të MAShT-it, nxënësit me shenja të gripit nuk duhet të shkojnë në shkollë.

Ky rekomandim i MAShT-it ka ardhur pas shpalljes së epidemisë së gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP).

IKSHP-ja ka rekomanduar MAShT-in që të udhëzojë shkollat që fëmijët e prekur më grip të ndalën në shtëpi.

Numri i mungesë të nxënësve në shkollat e Prishtinës, për shkak të gripit është enorm.

“Lajmi.net” ka mësuar se mbi 70 nxënës po mungojnë në ditë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Sharlotte Kale, të tjerë sportistë fituan medalje në Lojërat…