MAShT-i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë
04 qershor 2018
| 14:11
Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 për qind, apo 3 për qind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 për qind.
Siç dihet, Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënësit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t’u shërbejë si përparësi për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT-i ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Ky test i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.