MAShT-i siguron maturantët se testet nuk janë ato që pretendohet se janë publikuar
29 maj 2018
| 10:24
Ministria e Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë (MAShT) ju bën apel të gjithë nxënësve, të cilët këtë vit i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore, që të mos bien pre e keqpërdoruesve, të cilët pretendojnë se e kanë publikuar testin për ditën e dytë në rrjete sociale.
MAShT-i siguron të gjithë nxënësit se testet e publikuara nuk janë testet të cilat do t’i kenë para vetes në ditën e testimit.
/Epoka e re/