MAShTI hap konkurs për mësimdhënësit që duan të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie

04 dhjetor 2024 | 13:11

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për mësimdhënësit që dëshirojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.

Në një postim në “Facebook” ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky është hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve.

“Hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve. Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie. Kjo është thirrja e parë publike që MAShTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë: 1. Mësues të arsimit fillor; 2. Mësimdhënës të lëndës ‘Matematikë’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML); 3. Mësimdhënës të lëndës ‘Gjuhë shqipe’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML)”, ka shkruar Nagavci.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga 4 deri më 19 dhjetor.

Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Investitorëve Evropian ka lansuar Librin e Bardhë 2024…