MAShTI-i jep një njoftim të ri për videoligjëratat

19 prill 2020 | 10:56

Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë nxënësit e mësimdhënësit se videoligjëratat e ditës së hënë do të ritransmetohen të shtunën për arsyeje të festës zyrtare. “Nesër, më 20 prill, do të jetë festë e Pashkëve Ortodokse. Videoligjëratat do të ritransmetohen në orar të njëjtë”, shkruhet në njoftimin e MAShTI-it.

Njoftimi i MAShTI-it:

Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…