MAShTI kërkon të respektohet vendimi për orët shtesë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se çfarë është diskutuar të mërkurën në mbledhjen e mbajtur me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA).
Sipas kësaj ministrie, pjesë e diskutimit ka në mbarëvajtja e procesit mësimor pas fillimit të vitit shkollor.
“Në mbledhjen e mbajtur sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, zyrtarë të lartë të MAShTI-t kanë kërkuar mobilizim të të gjithë akterëve, në mënyrë që të zbuten pasojat në procesin mësimor për shkak të fillimit të vitit shkollor me vonesë për shkak të grevës”, ka njoftuar MAShTI.
Më tutje, MAShTI ka bërë me dije se është kërkuar edhe respektimi i kalendarit shkollor për vitin 2022-2023, i plotësuar dhe ndryshuar nga ministria që drejtohet nga Arbërie Nagavci.