MAShTI ndanë 150 mijë euro për punën hulumtuese të profesorëve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka ndarë 150 mijë euro për hulumtime shkencore për profesorët universitar.
Ministrja e kësaj ministrie, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë të përkushtuar ta rrisin prodhimin shkencor në Kosovë.
“Të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë 10 mijë euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës. Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë euro secili”, ka thënë ministrja Nagvaci.
Më këtë rast, Nagavci ka ftuar profesorët e universiteteve publike, të aplikojnë me ide kreative dhe të guximshme për mësimdhënie të bazuar në hulumtim.
“Ju siguroj se 15 më të mirët prej jush do ta fitojnë grantin me 100 për qind meritokraci”, ka thënë ministrja e Arsimit.