MAShTI njofton se publikimet për kurse pa pagesë nuk janë të autorizuara
25 qershor 2024
| 16:11
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar qytetarët se ditëve të fundit janë shfaqur publikime dhe thirrje të ndryshme të paautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale duke keqpërdorur emrin e institucionit të MAShTI.
“Rrjedhimisht, përveç raportimeve në rrjetet sociale përkatëse, pas mbledhjes së fakteve rastet do t’i denoncojmë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës”, ka njoftuar MAShTI.
Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga MAShTI.