MAShTI: Periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor, orët e humbura do të kompensohen

13 dhjetor 2021 | 16:57

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor 2021, ndërsa periudha e dytë fillon më 10 janar 2022.

MAShTI ka bërë me dije se do të kompensohen orët e humbura si pasojë e pandemisë.

“Periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon me 10 janar 2022. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022, përfundon me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022. Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompensimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi”, ka njoftuar MAShTI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka mbështetur UEFA-n,…