MAShTI shkarkon zyrtarët Gashi, Sfishta dhe Çoçaj për shkelje të ligjit

20 shtator 2023 | 21:49

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vendosur të shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, dhe drejtorin e Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj, me arsyetimin se janë zbuluar shkelje ligjore në lidhje me emërimet dhe periudhat e mandatit të tyre

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të shkarkojë drejtorët e përgjithshëm të tre degëve brenda institucionit.

Drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, është ndër personat që janë shkarkuar.

Vendimi për shkarkimin e tij është marrë me arsyetimin se janë zbuluar shkelje të rënda të dispozitave ligjore në lidhje me emërimin dhe kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës.

Gashi ishte emëruar në këtë pozitë më 3 tetor të vitit 2016, ndërsa ligji përcakton që mandati në këtë pozitë të jetë trevjeçar.

Po ashtu, me të njëjtin arsyetim është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 qershor të vitit 2012.

Ligji gjithashtu kërkon që mandati në këtë pozitë të jetë trevjeçar.

Në fund, edhe drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj, është shkarkuar nga detyra e tij.

Ai kishte marrë detyrën më 15 dhjetor të vitit 2013, dhe, siç përcakton ligji, mandati i tij është gjithashtu trevjeçar./Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në…