MASHTI thotë se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator

20 gusht 2021 | 13:56

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna, ka bërë me dije se janë duke i bërë përgatitjet që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator në objektet shkollore.

Në një konferencë për medie, ajo ka deklaruar se procesi mësimor do të filloj duke respektuar masat anti-Covid.

“Na ndajnë edhe pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel”, ka deklaruar ajo

Maloku-Berdyna ka treguar se është dyfishuar numri i personelit arsimor të vaksinuar në dy javët e fundit.

“Numri i personelit arsimor të vaksinuar bashkë me stafin e arsimit të lartë dhe studentët është 55.094. krahasuar me dy javë më parë, ku totali ka qenë 29.878, tani kemi 55094. Kemi dyfishim të vaksinuarve gjatë dy javëve”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij,…