Mashtrimi është boshti kurrizor i politikës së Kurtit

15 gusht 2024 | 08:39

Nga Avni Arifi

Logjika e pushtetit se opozita po gëzohet që po konfrontohet Qeveria me KFOR apo logjika se opozita apo një pjesë e shoqërisë nuk i gëzohet hapjes së urës është logjikë shumë e poshtër që ky pushtet po mundohet me implantu ne trurin e shpërlarë të votuesve të vet.

Asnjë njeri normal nuk i gëzohet konfrontimit me aleatët dhe ska njeri normal që nuk e don kthimin e normalitetit në Veri e nkëtë rast hapjes së urës.

Ndalnu pak e mendoni. A spo e shihni sa jeni të mashtruar? Jeni të mashtruar nga ky pushtet me premtimet prej : bashkimit kombëtar, prej zhvillimit ekonomik, prej pagave të administratës publike, prej penzioneve që nuk janë rritë qe 6 vjet e 4 muaj, prej çmimit të energjisë dy herë të shtrenjëtuar kurse ky ka pas premtuar lirim te saj.

Ju ka mashtruar për korrupsion e janë korruptuar deri në fyt me tendera një burimor dhe kontrata t klasifikuara, ka mashtruar familjarët e të pagjeturve se nuk do të bëjë dialog me Serbinë pa u gjetë të pagjeturit, mashtron edhe sot se ka zvogëlim varfërie e ju mashtron ner sy për vendet e punës që gjoja i ka krijuar a në fakt rreth 200.000 veta i kanë braktisë trojet e Kosovës në katër vitet e fundit.

I frymëzuar nga sukseset e mashtrimit tani po ju mashtron edhe për rrugën Tetovë-Prizeren e kjo rrugë nuk béhet pa marrëveshje me Maqedonin e Veriut. Marrëveshje nuk ka nga Qeveria e re e Maqedonise pavarësishtë ndihmës që Kurti dha që Mickovski me shokë t’i fitojë zgjedhjet.

Prej ditës së parë që ka ardhë kjo Qeveri Mashtrimi ka qenë boshti kurrizor i politikës së Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga e Tretë e Tony Blairit, por edhe realizmi i…