Mashtrimi i Kurtit nga rusët – Kica-Xhelili: Mendoja që diplomacia e tij ishte inekzistente, qenka e neveritshme

26 mars 2025 | 21:03

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Kurti i tregon cilitdo kryeministër a president të huaj, çkado që e pyesin, raporton Gazeta Blic.

“Fillon t’i shaj oponentët; shan bizneset; shan mediat; shan eksponentë të SHBA-së; shan politikat e SHBA-së; flet për armatim, e çka jo tjetër”, ka shkruar ajo.

“Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim! Qenka e neveritshme”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Postimi i saj i plotë:

Po e anashkaloj një moment turpin e vet “prank”-ut.

Dmth kryeministri ynë, i tregon CILITDO kryeministër a president të huaj, ÇKADO që e pyesin.

Fillon t’i shaj oponentët; shan bizneset; shan mediat; shan eksponentë të SHBA-së; shan politikat e SHBA-së; flet për armatim, e çka jo tjetër.

Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente.

Paskam qenë gabim!

Qenka e neveritshme!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë…