
Mashtrimi i Kurtit, Ramadani: Qeshtu është kur asnjë qendër e madhe diplomatike s’të thirrë e s’ta çelë telefonin
Pas publikimit të bisedës ku kryeministri Albin Kurti del se u mashtrua nga dy komedianë rusë, të cilët u shtirën si presidenti letonez, politologu Shkodran Ramadani ka reaguar me tone ironike në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Ramadani e cilësoi këtë incident si pasojë e izolimit diplomatik të qeverisë Kurti, duke thënë se kështu ndodhë kur “asnjë qendër e madhe diplomatike s’të thirrë e s’ta çelë telefonin.”
Në mungesë të kontakteve me liderët ndërkombëtarë, ka bërë që Kurti, sipas Ramadanit, të bëhet “iftijaq me folë edhe me hajgarexhi të nivelit të Kojshia Show.”
Reagimi:
Qeshtu është kur asnjë qendër e madhe diplomatike s’të thirrë e s’ta çelë telefonin. Kur rri non-stop t’u e kqyrë telefonin mos po të cingrron e po të thirrë naj diplomat me peshë, bëhesh iftijaq me folë edhe me hajgarexhi të nivelit të Kojshia Show. Normalisht, t’u mendu që je t’u i shkundë jo veç pllakat tektonike të Ballkanit, por edhe ato të Evropës e botës. Në një gjendje kaq të thellë dëshpërimi, izolimi e braktisjeje, nuk është larg dita kur kjo qeveri në ikje do të fillojë të besojë edhe në horoskop dhe astrologjinë të na e shesin për astronomi, ashtu siç na e shitën Ministrinë e Punëve të Huaja si Ministri e Punëve të Jashtme.